Ja si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Ja si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa. Gjatë kësaj dite parashikohet mot me vranësira e kthjellime në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Ndërsa nga mesdita parashikohen reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, vende-vende në formën e shtrëngatave. Ndërkaq në viset malore priten reshje bore.

Me kthjellime e diell pritet të nis dita e shtunë, ndërsa nga mesdita parashihen vranësira, ku në orët e pasdite do të kemi reshje shiu.

Dita e fundit e javës e diela do të jetë me vranësira e reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave dhe bubullima. Ndërsa në viset malore mundësi për reshje bore.

/Motilokal.com