Policia në Dubai ka shpëtuar një mace nga përmbytjet e mëdha pas një reshje të dendur të paprecedentë dhe momenti i shpëtimit të saj është shpërndarë në rrjete.
Një mace bardh e zi e kapur dëshpërimisht pas një dere veture u zbulua nga ekipet e shpëtimit pasi një përmbytje rekord goditi qytetin.
Dubai dhe qytetarët e tij si dhe turistët luftuan me shiun e dendur dhe me sa duket edhe kafshët vendase kishin probleme. Macja e shfaqur në video ishte një nga viktimat e shumta që përpiqeshin të iknin nga uji.
Videoja tregon momentin kur një pjesëtar i shërbimit të shpëtimit i hidhet në ndihmë maces dhe e transferon atë në varkë përpara se ta çojë në tokë të thatë.
Agjencia shtetërore e lajmeve WAM e quajti shiun e së martës një "ngjarje historike të motit" që tejkaloi "çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1949".
Shiu filloi të bjerë gjatë natës nga e hëna në të martë dhe njerëzit lanë makinat e tyre në rrugët e përmbytura. Mediat raportojnë se në vetëm 24 orë ka rënë shi aq sa bie normalisht në dy vjet në ato rajone.
/Motilokal.com