Moti në Shqipëri të enjten pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Të enjten parashikohet mot me vranësira e reshje të herëpashershme shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave. Në relievet malore priten reshje bore.
Termometri të enjten pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 15 °C.
/Motilokal.com