Paralajmërohet për përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Paralajmërohet për përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Moti në Shqipëri të mërkurën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

/Motilokal.com