Moti në Shqipëri të mërkurën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Të mërkurën parashikohet mot me vranësira e reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe relievet e larta malore priten reshje bore.
Termometri të mërkurën pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 15 °C.
/Motilokal.com