Njerëzit në Kinë kanë braktisur shtrëngimet e duarve, puthjet dhe përqafimet tradicionale, të cilat tashme ndalohen si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Tashmë ata kanë filluar të përshëndeten me njëri-tjetrin duke i takuar këmbët së bashku për të shmangur përhapjen e koronavirusi.
Një video humoristike është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale, rreth një përshëndetje të re, që ka nisur të aplikohet në Kinë për shkak të virusit të ri që ka goditur vendin.
Videoja është përhapur gjerësisht në këtë moment të vështirë për botën, dhe duket se njerëzit në zonat e rrezikuara nuk e kanë humbur sensin e humorit, e kanë nisur të aplikojnë përshëndetjen këmbë më këmbë./Motilokal.com



