OBSH: Rreth 3.4 për qind kanë vdekur nga koronavirusi, askush nuk është imun

OBSH: Rreth 3.4 për qind kanë vdekur nga koronavirusi, askush nuk është imun

Koronavirusi është më i rëndë se gripi sezonal: në nivel global rreth 3.4% e rasteve më Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa gripi vret mesatarisht më pak se 1% të të prekurve.

Këtë e bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, që shpjegon se persona të shumtë në të gjithë botën kanë krijuar imunitet ndaj gripit, por ndaj virusit të ri askush nuk është imun.

“Kemi vaksina dhe terapi për gripin sezonal, por për momentin nuk ekziston asnjë trajtim specifik për Covid-19”, njofton OBSH-ja.

Në Evropë, situata mbetet më problematike në Itali, ku deri të mërkurën, janë konfirmuar 79 të vdekur dhe më shumë se 2200 të infektuar. Ndërsa Gjermania ka kërkuar të shpallet pandemia globale.

Sipas OBSH-së bilanci i viktimave nga Covid 19 ka shkuar 3.198; të prekurit janë 93.121, dhe të shëruarit janë 50.675.

Kreu i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në një konferencë për shtyp në Gjenevë se në nivel global, gati 3,4 % e rasteve të koronavirusit kanë vdekur.

“Tani që kemi më shumë të dhëna në dorë po e kuptojmë pak më mirë virusin. Nuk është Sars, nuk është Mers dhe nuk grip. Është një virusi unik, me karakteristika unike”, pohoi ai./Motilokal.com