Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka koronavirus

Në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka koronavirus

Është mbajtur takim midis përfaqësuesve të dy Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë Kosovë-Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramadani, ka pritur sot në takim Prof. Dr. Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik të Tiranës.

Në këtë takim u konstatua se deri më tash, në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirusin COVID-19.

Po ashtu në këtë takim u diskutua lidhur me sinkronizimin e aktiviteteve në menaxhimin e situatës epidemiologjike me koronavirus, duke theksuar se në fazën përgatitore dy mujore është bërë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm./Motilokal.com