Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Brazil

Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Brazil

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë zhdukur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut në rajonet e Sao Paulo-s dhe Rio de Janeiro-s në Brazil. Shifra e viktimave pritet të rritet edhe më shumë pasi zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi ka nisur në zonat më të prekura ndërkohë pritet që bilanci i viktimave të shtohet më tej, në orët në vijim.

Banorët panë shtëpitë e tyre të mbushura me ujë dhe baltë që arrinin më shumë se një metër në lartësi.

Rrugë të përmbytura me baltë u panë në pjesë të ndryshme të qytetit të Rios. Veriu dhe perëndimi i qytetit, ishin më të prekurit nga stuhia.

Autoritetet e qytetit thanë se janë në gjendje gatishmërie pasi priten më shumë shira, jo vetëm në Rio por edhe në juglindje të vendit në orët e ardhshme./Motilokal.com