Mbani ombrellat me veti, moti sot me shi dhe borë në Kosovë

Mbani ombrellat me veti, moti sot me shi dhe borë në Kosovë

Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me shi dhe borë. Herët në mëngjes reshje me të qëndrueshme shiu. Ditën më freskët, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 7 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Paraditja e ditës së enjte do të jetë me vranësira, ndërsa mesdita me mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit./Motilokal.com