Kështu do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri

Kështu do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet i vranët me reshje shiu në formën e shtrëngatave në orët e para të ditës. Nga orët e vona priten sërish reshje shiu në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Termometri të mërkurën pritet të shënojë temperatura prej 16 deri në 23 °C.

/Motilokal.com