Një ishull i madhësisë së Windsor Castle është zbuluar në Antarktida pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga temperaturat e larta rekorde deri në 20 gradë Celsius.
Një grup studiuesish polarë nga projekti Thwaites Offshore Research (THOR) zbuluan ishullin ndërsa anija e tyre kalonte përmes Pine Island Bay në Antarktidë.
Ishulli është emëruar me emrin Sif sipas perëndeshës norvegjeze të pjellorisë dhe familjes, e cili ishte gjithashtu gruaja e perëndisë luftëtar Thor, nga ekipi i studimit të akullnajave THOR.
Studiuesit në bordin e anijes Nathaniel B. Palmer po studiojnë akullnajën Thwaites në Pine Island Bay, një nga akullnajat që tërhiqen më shpejt në Antarktidë.
Ekipi nuk e di se sa kohë është ekspozuar ishulli, por thonë se ai u zbulua nga temperaturat më të larta se zakonisht të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.
Shkencëtarët thanë se ishulli përbëhet nga graniti dhe banohet nga fokat. Ata shpresojnë tash të zbulojnë më tepër rreth përbërjes së ishullit, pas përfundimit të udhëtimit të tyre deri në fund të muajit mars./Motilokal.com
