Si parashikohet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani?

Si parashikohet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani?

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje lokale shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë me reshje lokale shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 6 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 1 deri në 6 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me vranësira e reshje lokale shiu, në mbrëmje priten reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 6 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje shiu dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 5 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë paradite me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperatura do të luhaten nga 5 deri në 9 °C. E diela parashihet të jetë me vranësira e reshje shiu dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 8 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga të dobëta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 5 deri në 8 °C. Dita e diel do të mbajë mot me shi dhe erëra. Temperatura do të lëvizin prej 4 deri në 7 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri në 8 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 4 deri në 8 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 9 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 6 °C.

/Motilokal.com