Një tërmet i fortë ka goditur ishullin grek të Korfuzit dhe është ndjerë edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka goditur ishullin grek të Korfuzit dhe është ndjerë edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të ishullit grek të Korfuzit.

Tërmeti është regjistruar në orën 07:20, ndërsa epiqendra ka qenë në thellësinë 9.2 kilometra.

Agjencia Greke për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet (OASP) njoftoi se një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe epiqendra ka qenë 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Otoni.

Sipas informacioneve të para, tërmeti është ndjerë edhe në Shqipërinë fqinje.

Për momentin nuk ka informacione për dëme dhe viktima.

/Motilokal.com