Aliu: Zero tolerancë ndaj gurthyesve ilegal

Aliu: Zero tolerancë ndaj gurthyesve ilegal

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vë rend në operimin e gurthyesve anekënd vendit.

A ka thënë se koha kur jeta dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme të cilat vepronin në mënyrë ilegale apo duke tejkaluar kompetencat e tyre ka kaluar.

“Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegal nuk është më e mundur”, është shprehu Aliu.

“Në kuadër të këtyre parimeve, sot bëmë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje”, ka theksuar Aliu.


/Motilokal.com