Borë në pranverë, ja kur?!

Borë në pranverë, ja kur?!

Me hyrjen e stinës së pranverës të gjithë mendojmë se tashmë jemi përshëndetur me dimrin, borën, por moti vazhdon të na surprizoj.

Në Kosovë, në natën mes të dielës dhe të hënës pritet kalimi i një fronti të ftohtë me reshje shiu të përziera me borë. Në viset malore parashihen reshje të lehta bore.

Një lajm jo i mirë për fermerët pasi në orët e para të mëngjesit do të ketë rënie të temperaturave dhe mund të shkaktojë dëme në kulturat pemëtare.

Duhet theksuar se edhe në datat 20 dhe 21 mars, mëngjeset kanë qenë me ngrica, ku disa fermerë kanë njoftuar se lulet e pemëve mund të jenë dëmtuar.

Temperatura gjatë natës mes së dielës dhe të hënës do të jenë 2 deri në 3 gradë Celsius, por mund të jenë edhe me të ulëta për shkak të erërave të ftohta. 

/Motilokal.com