Brodi, kjo perlë e bukur e Kosovës [Video+Foto]

Brodi, kjo perlë e bukur e Kosovës [Video+Foto]

Fshati Brod i cili gjendet në komunë e Dragashit, karakterizohet me një peizazh jashtëzakonisht të bukur dhe mundësi të shkëlqyera për turizmin dimëror.

Në jugperëndim të Brodit terreni është kodrinor, ndërsa në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare në këtë vend është 2 220 m mbi nivelin e detit, 2. 8 km në lindje të fshatit.


Ky pozicion e bën këtë vend mjaft të favorshëm për zhvillimin e sporteve dimërore, e veçanërisht atë të skive. Të shumë janë ata që fundjavën e kalojnë në këtë pjesë.

Për shkak të lartësisë mbidetare në Brod bora fillon të bie më herë se në vendet e tjera, dhe të shkrihet më vonë.

E ndërtuar kohëve të fundit qendra e skijimit ka standarde të lakmueshme për të zhvilluar gara të ndryshme të sporteve dimërore, qoftë në nivel kombëtar, qoftë në nivel ndërkombëtar.

Nëse peizazhi malor është gjëja juaj e preferuar, atëherë ju nuk do gaboni nëse vendosni të vizitoni Brodin. Fshati është i rrethuar nga male të mëdha dhe të bukura me një numër të rrugëve të mrekullueshme për ecje. Përveç hikingut dhe peizazhit, një vizitë në Brod është unike për shkak të njerëzve që jetojnë atje. Është një fshat shumë i veçantë dhe vlen të vizitosh vetëm për këtë arsye.

Kamera e motilokal.com qëndroi në Brod për të kapur pamje mahnitëse të perlës së Kosovës./Motilokal.com