Si pasojë e erërave të forta dhe temperaturave të ulëta në Bregun Lindor, kanë bërë që një lagje te liqeni Erie në New York të ngrihet i tëri, duke i mbuluar shtëpitë me akull dhe duke i shndërruara ato të pabanueshme.
Shtëpitë në Nju Jork ishin të mbuluara plotësisht në akull gjatë fundjavës, me akull të varur nga dyert dhe dritaret, duke i lënë disa shtëpi plotësisht në errësirë për shkak të dritareve të ngrira.
Fotografi tronditëse tregojnë shtëpi dhe pemë në plazhin Hoover, pikërisht përpara liqenit, të mbuluar me dëborë dhe akull të trashë.
Dëmi ishte aq ekstrem sa disa banorë u detyruan të dilnin nga shtëpia pasi akulli që mbulonte shtëpitë e tyre ishte i trashë.
Temperaturat arritën deri në -6 gradë Celcius, por për shkak se valët e liqenit Erie rrahën vijën bregdetare dhe erërat e forta bënë që shtëpitë të mbulohen nga akulli.
Pamjet tregojnë shtëpi të mbuluara plotësisht me dëborë dhe të mbuluara në akull me baltë./Motilokal.com












