India përsëri është renditur në listën vjetore të qyteteve me cilësi më të dobët të ajrit në botë, sipas një raporti të ri, ndërsa qytetet kineze kanë vazhduar të tregojnë përmirësime nga viti i kaluar.
21 nga 30 qytetet në botë me ndotjen më të dobët të ajrit janë në Indi, sipas të dhënave të përpiluara nga Raporti për Cilësinë e Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019.
Ghaziabad, një qytet i vogël afër kryeqytetit indian të Dehlit në njësinë e Uttar Pradesh në Indi, është ranguar si qyteti më i ndotur me një mesatare prej PM 2.5 matje të koncentrimit nga 110.2 më 2019. Kjo është nëntë herë më e madhe se sa ajo që Agjencia Amerikane për Mbrojtje të Ambientit e cilëson si të shëndetshme.
Studiuesit nga IQAir - një kompani globale për informacion dhe cilësi të ajrit - grumbulluan të dhëna për raportin nga stacionet e monitorimit në tokë që matin nivelet e grimcave të imëta, të njohura si PM 2.5, për metër kub.
Grimcat mikroskopike, të cilat janë më të vogla se 2.5 mikrometra në diametër, konsiderohen veçanërisht të dëmshme pasi ato janë mjaft të vogla për të hyrë thellë në mushkëri dhe sistemin kardiovaskular.
PM 2.5 përfshin ndotës siç janë sulfati, nitratet dhe karboni i zi. Ekspozimi ndaj grimcave të tilla ka qenë i lidhur me çrregullimet e mushkërive dhe zemrës dhe mund të dëmtojë funksionet konjitive dhe imune.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit shkakton diku 7 milionë vdekje të hershme në vit në të gjithë botën. Kjo si rezultat i shkaktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe infeksioneve respiratore.
Llogaritet se mbi 80% e personave që jetojnë në zona urbane ku monitorohet cilësia e ajrit, ekspozohen në ajër shumë të ndotur që kalon kufijtë e lejuar nga OBSH-ja.
Vendet me zhvillim të vogël, apo mesatar janë më të rrezikuar.
“Ndotja e ajrit përbën rrezikun më të madh ambiental me të cilën përballet popullsia globale”, thuhet në raport.
Bangaldeshi si shtet qëndron më së keqi në këtë studim, pas saj vjen Pakistani, Mongolia, Afganistani dhe India.
Sidoqoftë, vendet e Ballkanit mbesin me një cilësi të dobët të ajrit.
Kosova është e 27-ta në listë. Prej Ballkanit Bosnja e Hercegovina është e 14-ta ndërsa katër vende më pas është Maqedonia e Veriut./Motilokal.com




