Eksperti i Harvardit: Qetësohuni! Bota do ta mundë koronavirusin, gripi sezonal më i rrezikshëm

Eksperti i Harvardit: Qetësohuni! Bota do ta mundë koronavirusin, gripi sezonal më i rrezikshëm

Kee Park studiues në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard dhe konsulent në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mendon se bota do të arrijë ta mundë virusin e ri, që sipas tij, nuk është më i rrezikshëm sa gripi sezonal.

Eksperti i mjekësisë tha se gripi sezonal është më i përhapur dhe shkakton më shumë vdekje se sa koronavirusi (CODIV-19).

“Në shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, rreth 34 mijë amerikanë vdiqën si pasojë e gripit sezonal. Është një numër masiv, por si duket vëmendja më e madhe është përqendruar te koronavirusi”, ka theksuar Park.

Me tej Park ka shtuar se kjo që po ndodh në botë për faktin se është një virus i ri dhe njerëzit janë më të predispozuar t’i frikësohen gjërave që nuk i kuptojnë.

 “Mendoj se duhet të qetësohemi dhe ta shohim gjithçka në perspektivë, të praktikojmë higjienë të mirë dhe të përdorim dezinfektantë. Do të vijë momenti që do të kalojë. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë”, ka deklaruar eksperti i mjekësisë Kee Park./Motilokal.com