Mbajtja e kapelave të leshta është e dëmshme për shëndetin, ja pse

Mbajtja e kapelave të leshta është e dëmshme për shëndetin, ja pse

Një nga materialet më të ngrohta për t'u veshur gjatë motit të ftohtë është leshi dhe gjatë temperaturave të ulëta është e rëndësishme të mbani të ngrohta të gjitha pjesët e trupit, përfshirë kokën, duke mbajtur një kapele.

Përderisa një kapele e leshtë mund ta mbajë kokën të ngrohtë, ajo mund të shkaktojë rënie të flokëve, shkruan Express.co.uk.

Sam Clinkir, shef i Este Medical Group dhe ekspert i lëkurës dhe flokëve, pohon se zgjedhja e materialit të gabuar mund të dëmtojë flokët tuaj. Ai tha: “Leshi është një zgjedhje popullore për veshjet e dimrit pasi është një izolues i shkëlqyer natyror për të mbajtur nxehtësinë dhe është gjithashtu një material që merr frymë për të parandaluar mbinxehjen. Por dimri është koha kur flokët tanë janë veçanërisht të prekshëm ndaj dëmtimit dhe zgjedhja e materialit të gabuar për kapele të ngrohta mund të jetë e dëmshme”.

“Ajri i ftohtë mund të thithë lagështinë natyrale të flokëve tanë, duke i lënë të thatë dhe të brishtë dhe të prirur ndaj majave të çara dhe thyerje. Mbajtja e një kapele leshi në mot të ftohtë mund të çojë në thyerje të flokëve. Leshi dhe pëlhura të tjera të thata mund ta përkeqësojnë këtë efekt, duke tërhequr gjithashtu lagështinë dhe vajrat natyralë nga flokët dhe skalpi ynë”, shpjegoi Clinkir.

Lagështia është çelësi për mbajtjen e flokëve të shëndetshëm, duke ndihmuar në mbrojtjen e tyre nga faktorët e jashtëm si moti. Trupi ruan nivelet e lagështisë në flokë duke përdorur një substancë yndyrore të quajtur sebum.

/Motilokal.com