Borë në Korçë, ja si paraqitet situata me rrugët

Borë në Korçë, ja si paraqitet situata me rrugët

Moti i keq me reshje të dendura bore dhe erëra të forta ka përfshirë Shqipërinë.

Sipas një njoftimi në Facebook nga kryetari i bashkisë së Korçës bëhet e ditur se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të borës që kanë pushtuar sot gjithë territorin e Bashkisë Korçë.

Ai ka shkruar se është duke u punuar për hapjen e rrugëve nga bora e kriposjen e tyre në qytet dhe në të gjitha Njësitë Administrative dhe aktualisht nuk paraqitet asnjë problematikë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme deri në normalizim të situatës dhe drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë e goma dimërore. Puna në terren po vijon”, ka apeluar kreu i Korçës.


/Motilokal.com