Një pinguin i rrallë i bardhë është fotografuar në Antarktidë

Një pinguin i rrallë i bardhë është fotografuar në Antarktidë

Një pinguin femër pothuajse tërësisht i bardhë u pa në Antarktikun Kilian në bazën Gabriel Gonzales Videl.

Femra është fotografuar duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gentoo, i cili normalisht ka pupla bardh e zi, por ky është pothuajse tërësisht i bardhë.

"Është një kafshë me leucizëm, kështu që edhe pse pigmenti është i pranishëm, nuk është rasti me të gjithë trupin. Raste të tilla mund të gjenden në lloje të ndryshme, kafshë të tilla kanë një pigment, por nuk është universal. Prandaj, ne mund të flasë për leucizëm, i cili ndryshon nga albinizmi ku ka mungesë të plotë të pigmentit”, tha veterineri Diego Penaloze.


Këta pinguinë janë shumë të rrallë dhe duke qenë se nuk kanë ngjyrat tipike bardh e zi që shërbejnë si kamuflazh gjatë gjuetisë së peshkut, është më e lehtë për grabitqarët t'i dallojnë dhe t'i gjuajnë.

"Jemi 14 veta këtu, jetojmë në mes të një kolonie pinguinësh Gentoo. Ka qindra të tillë, është e pabesueshme. Çdo ditë shohim diçka të re. Antarktida është një vend i bukur", tha fotografi që ka kapur pinguinin e rrallë.

/Motilokal.com