Si do të mbajë moti këtë fillim jave në Maqedoni

Si do të mbajë moti këtë fillim jave në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male e herë pas here në vendet më të larta me borë.

Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore paradite me reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në zonat më të larta me borë.

E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell.

/Motilokal.com