Si do të mbajë moti këtë fillim jave në Shqipëri

Si do të mbajë moti këtë fillim jave në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike  për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Dita e parë e javës e hëna nis me vranësira, reshje shiu dhe bore, përfshirë zonat malore. Vende-vende reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shoqëruar me shkarkesa elektrik.

Të martën pritet mot me vranësira e kthjellime, gjatë orëve të para të ditës reshje lokale shiu dhe borë në viset malore.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të vranët, intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu.

/Motilokal.com