Italia shpall ‘shtet-rrethimin’, 132 të infektuar me koronavirus dhe 50 mijë persona në karantinë

Italia shpall ‘shtet-rrethimin’, 132 të infektuar me koronavirus dhe 50 mijë persona në karantinë

Ka shkuar në 132 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ku vetëm në Lombardi janë regjistruar 89 raste dhe mbi 50 mijë persona janë vendosur në karantinë.

Autoritetet italiane ka vendosur pika kontrolli përreth vendeve të infektimit për të mos lejuar që banorët të largohen. Po ashtu janë krijuar korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke u garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë.

Për shkak të koronavirusit janë anuluar ndeshjet sportive të Serie A dhe aktivitete të ndryshme. Po ashtu pritet të ndalohen edhe karnavalet e Venecias, shkak koronavirusi.

Po ashtu është bërë e ditur se çdo zonë ku njerëzit kanë dalë pozitiv të prekur nga virusi duhet të “izolohen”, duke krijuar një “zonë të kuqe”.

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë ose të largohet, përveç nëse ka nevoja të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti.

Nëse përhapja e epidemisë do të vazhdojë, do të krijohen zona më të mëdha që mund të përfshijnë më shumë komuna në mënyrë që zonat të kontrollohen më mirë./Motilokal.com