Një stuhi me re pluhuri nga Sahara, ka goditur ishullin spanjoll Kanarine, duke e mbuluar nga një shtresë e dendur me ngjyrë portokalli.
Kushtet kanë detyruar autoritetet e sigurisë që të anulojnë fluturimet e aeroplanëve në Gran Kanaria dhe Tenerife.
Të paktën 19 fluturime për në Gran Kanaria u devijuan, tha një zëdhënëse e AENA-së. Ajo nuk specifikoi se cilat linja ajrore ishin prekur.
Shërbimi i meteorologjisë në Spanjë, ka bërë të ditur se do të fryjë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, prej po të njëjtit drejtim, që pritet të sjellë edhe sasi tjera pluhuri.
Autoritetet spanjolle u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin daljet e panevojshme dhe t’i mbajnë mbyllur dyert dhe dritaret./Motilokal.com





