Tërmet 5.7 ballë në kufirin Turqi-Iran, 8 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Tërmet 5.7 ballë në kufirin Turqi-Iran, 8 të vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Tetë person vdiqën, pesë të tjerë u plagosën pas një tërmet me madhësi 5.7 që goditi rajonin kufitar Turqi-Iran, tha të dielën Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu.

Tërmeti pati një thellësi prej 5 kilometrash, sipas EMSC.

"Sipas vlerësimeve dhe informacioneve që kemi marrë aktualisht nuk vërehet ndonjë situatë negative në qytetin Hakkari, por jemi informuar se ka pasur humbje të jetëve dhe shembje në fshatrat Kaşkol, Güvenlik, Gelenler dhe Özpınar në rajonin Başkale të qytetit Van. Menjëherë pas kësaj kemi informuar presidentin lidhur me situatën në 4 fshatrat e tronditur si pasojë e tërmetit që ndodhi në qytetin Khoy të Iranit", tha Soylu.

Ministri Soylu tha se kanë marrë informacione se nëpër fshatra ka njerëz nën rrënoja.

"Sipas informacioneve, pas tërmetit që ndodhi në Iran, në qytetin Van humbën jetën 8 qytetarë tanë, mes të cilëve 3 fëmijë dhe 4 të rritur. Informacionet tregojnë se 6 prej tyre në fshatin Özpınar dhe një në fshatin Güvenlik. Në spital janë dërguar 5 persona të plagosur. Janë në vazhdim punimet e shpëtimit dhe heqjes së rrënojave”, tha Soylu.

Shumica e shtëpive në fshatra përbëhen nga shtëpi me baltë./Motilokal.com