Dy të vdekur dhe 60 të infektuar nga koronavirusi në Itali

Dy të vdekur dhe 60 të infektuar nga koronavirusi në Itali

Italia është bërë vendi i parë në Evropë më të prekur nga koronavirusi COVID-19, duke njoftuar deri me tani vdekjen e dy personave dhe infektimin e 60 të tjerëve.

Autoritetet kanë vendosur dhjetë qytete në karantinë në veri të vendit.

Rasti i parë në Itali u njoftua dje: një 78-vjeçar nga rajoni verilindor i Venetos. I dyti, një 77-vjeçare vdiq në Lombardi, rajoni verior që përfshin edhe Milanon.

“Ajo u gjet e vdekur në shtëpi dhe testet pas vdekjes treguan se ajo kishte këtë virus”, tha komisioneri i Shëndetësisë për Lombardinë Giulio Gallera në një konferencë për shtyp.

Gallera tha se ajo po trajtohet si viktimë e sëmundjes Covid-19 edhe nëse nuk ishte e qartë nëse koronavirusi ose kushtet e tjera ishin shkaku i vdekjes.

Kështu, bilanci i njerëzve pozitivë për testet midis Lombardisë (47) dhe Veneto (12) dhe Piemonte 1, rritet në 60.

Në Lombardi, shkollat dhe shumica e dyqaneve dhe bizneseve janë mbyllur dhe njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë Emergjencat civile kanë bërë apel që qytetarët të paraqiten në spitale vetëm nëse është e nevojshme.

Kryeministri italian, Giusepe Conte, ka mbledhur komitetin operativ të mbrojtjes civile, për të vlerësuar masat e reja të jashtëzakonshme. Po punojmë pa pushim për të reaguar me forcë të plotë ndaj kësaj emergjence – ka thënë ai.