Pas vdekjes së dy personave në Itali të infektuar me koronavirus, ka bërë që autoritetet portual në Durrës të përforcojnë masat.
Mësohet se është rritur gatishmëria për kontrollin e pasagjereve dhe marinarëve të huaj.
Ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga Bari janë ankoruar në vendin tonë.
Sipas mjekut përgjegjës të karantinës se portit, Indrit Kalaja tha se pasagjerët janë kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.
“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Gjatë muajve të fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi”, deklaroi mjeku Kalaja. /Motilokal.com
