Mësojeni çfarë moti na pret në fundjavë në Zvicër

Mësojeni çfarë moti na pret në fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë ftohtë, pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu të shoqëruara me erëra. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 6 deri në 8 °C. E diela do të mbajë mot pjesërisht me re dhe intervale me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 8 deri në 10 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë ftohtë, pjesërisht me re, intervale me diell dhe erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 7 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 8 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë ftohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 7 °C. Moti të dielën parashihet pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re e riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 9 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 7 °C. Të dielën pritet mot me diell paradite, ndërsa pasdite me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 8 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me vranësira e kthjellime. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 5 deri në 13 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 16 °C

/Motilokal.com