Mësojeni çfarë moti na pret në fundjavë në Gjermani

Mësojeni çfarë moti na pret në fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe borë.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 2 °C. E diela parashihet me vranësira, reshje shiu dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 8 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet i ftohtë, me vranësira, intervale me diell dhe erëra. Në mëngjes priten reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 6 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu, të shoqëruara me erëra. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 7 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 6 deri në 9 °C. E diela parashihet të jetë me vranësira e reshje shiu dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej 8 deri në 9 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 4 °C. Dita e diel do të mbajë mot me shi dhe erëra. Temperatura do të lëvizin prej 6 deri në 9 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 7 °C. E diela parashihet mot me shi. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 9 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 6 deri në 7 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 8 °C.

/Motilokal.com