Solstici dimëror 2023: Sot është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Solstici dimëror 2023: Sot është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Sot edhe zyrtarisht ka nisur stina e dimrit apo edhe ndryshe e njohur si solstici dimëror, një fenomen astronomik i ditës në të cilën është periudha më e shkurtër nga lindja deri në perëndim të diellit.

Zyrtarisht sot me 22 dhjetor, në orën 04:27 të mëngjesit sipas kohës tonë, në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës veriore të Tokës ka filluar dimri, kurse për banorët e hemisferës jugore fillon vera.

Dita e sotme (e premte) është dita më e shkurtër e vitit, ndërsa nata më e gjatë.

Dielli lind në Prishtinë në orën 07:02, ndërsa perëndon në orën 16:05. Në Tiranë dielli lind në ora 07:03 dhe perëndon në 16:14.

Dita në kalendarin tonë që shënon ditën e parë të dimrit zakonisht i referohet stinëve astronomike të cilat janë rezultat i boshtit të Tokës dhe orbitës rreth Diellit.

Këtë vit, dimri astronomik fillon më 22 dhjetor 2023 dhe mbaron më 20 mars 2024.

Kalendari astronomik përcakton stinët për shkak të pjerrësisë 23.5 gradë të boshtit rrotullues të Tokës në lidhje me orbitën e saj rreth Diellit. Të dy Ekuinoksët dhe Solsticët kanë lidhje me orbitën e Tokës rreth Diellit. Sidoqoftë, datat e Ekuinoksit dhe Solsticit nuk janë caktuar për shkak të orbitës eliptike të Tokës e të Diellit.

Dimri meteorologjik

Sidoqoftë, ne shpesh përdorim një përkufizim meteorologjik të stinëve. Sipas kalendarit meteorologjik, dita e parë e dimrit është gjithmonë 1 dhjetori; duke përfunduar më 28 (ose 29 gjatë një viti të brishtë) shkurt.

Stinët meteorologjike konsistojnë në ndarjen e stinëve në katër periudha të përbëra nga tre muaj secila. Këto sezone janë ndarë për të përkuar me kalendarin tonë Gregorian, duke e bërë më të lehtë për vëzhgimin dhe parashikimin meteorologjik për të krahasuar statistikat sezonale dhe mujore.

Stinët përcaktohen si pranvera (mars, prill, maj), vera (qershor, korrik, gusht), vjeshta  (shtator, tetor, nëntor) dhe dimri (dhjetor, janar, shkurt).

/Motilokal.com