Një sekuencë e mahnitshme e fotografive tregon një gepard duke hipur në shpinën e një antilope në savanën e Kenias.
Macja e madhe e egër u hodh mbi antilopën duke ngulitur kthetrat e saj në pjesën e pasme të shpinës, përpara se vëllezërit e tij të bashkoheshin dhe të rrethonin prenë e furishme. Kjo konsiderohet si një nga antilopat më të shpejta.
Fotografi holandez Dick van Duijn, kapi momentet e sulmit të gepardit në rezervatin kombëtar të Maasai Mara, duke gjurmuar pesë vëllezërit çita, të njohur si “pesë të shpejtët”, shkruan Daily Mail.
“Ne i kemi parë gepardët duke ecur në barin e gjatë dhe pak më tej pamë një antilopë,” tha 34-vjeçari.
“Antilopa nuk mund t’i shihte gepardët për shkak të barit të gjatë. Shoferi ynë u fut përpara në mënyrë që të mund ta shohim gjuetinë. Fatkeqësisht, ne ishim pak larg, sepse nëse do të afroheshim shumë pranë antilopës, do ta frikësonim atë. Ato janë të zgjuara dhe e dinë se nëse një xhip safari afrohet, ekziston rreziku nga grabitqarët. Sapo filluan ndjekjen ishte një moment kaq i fortë. Ju nuk mund të besoni se sa shpejt mund të lëvizin gepardët’, tha ai.
Të njohur për shikimin e tyre të mprehtë dhe shpejtësinë e mahnitshme, gepardët janë gjitarët më të shpejtë në tokë, duke arritur shpejtësinë prej 96 kilometra në orë për tre sekonda.
16 kilometra me pak janë të shpejta antilopat, të cilat arrijnë një shpejtësi prej 80 kilometra në orë, por në këtë rast gepardët u treguan më të shpejtë.
Pavarësisht kësaj, gepardët u detyrua të qëndronte në shpinën e presë për një distancë të shkurtër para se të binte poshtë krijesës së pushtuar nga paniku.
"Në njërën prej fotografive duket se gepardi po hipet në pjesën e pasme të antilopës", tha tha fotografi Van Duijn.
“Unë e dua këtë lloj fotografie sepse me të vërtetë më pëlqejnë kafshët dhe natyra dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të shihni kur jeni në natyrë”, u shpreh Van Duijn.
Ai tha se nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me kafshën e gjorë, nëse shpëtoi apo u ngrënë nga macet e mëdha./Motilokal.com
