Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Dita e premte në Shqipëri do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.
E shtuna do të vijojë të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 12 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
Ndërsa të dielën do të kemi mot të ndryshueshëm, mëngjesi do të jetë pothuajse i kthjellët, ndërkaq mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit./Motilokal.com
