Lumi i Nerodimës është një nga elementet më unike që përmban gjeografia e vogël e Kosovës. Prurjet e pakta të këtij lumi nuk e pengojnë atë që të renditet në mesin e lumenjve të rrallë që derdhen në dy dete.
Ky lumë krahasohet me kanalin Casiquaire të lumit Orinoko në Venezuelë, Divide Creek në Kanada dhe lumin Hase në Gjermani.
Duke qenë kuriozitet hidrologjik, si “lidhje” mes Egjeut dhe Detit të Zi, bifurkacioni i Nerodimes ishte objekti i parë hidrologjik në ish-Jugosllavi, që do të vihej nën mbrojtjen e shtetit.
Lumi i Nerodimës buron nga Bjeshkët e Jezercit, (një fshat në afërsi të Ferizajt) dhe ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa ajo jugore përmes lumit Lepenc dhe Vardarit derdhet në Detin Egje.

Bifurkacioni i Lumit Nerodime është rezervat special natyror i kategorisë së parë me rëndësi arsimore, shkencore dhe turistike i cili është i mbrojtur me ligj që nga viti 1979 dhe sipërfaqja e mbrojtur me ligj dhe është 13 hektarë.

Bifurkacioni i Lumit Nerodime gjendet rreth 1 kilometër në veriperëndim larg nga qendra e qytetit të Ferizajt dhe është brenda zonës së qytetit të Ferizajt.

Arritja deri te vendi është shumë e lehtë duke i përcjellë shenjat nga qyteti apo duke u informuar tek zyra për informim mbi turizmin në Ferizaj. Rruga deri te Bifurkacini është shumë e mirë dhe e asfaltuar./Motilokal.com



