Bullgaria do të mbyt 6.000 pata shkaku i gripit H5N8

Bullgaria do të mbyt 6.000 pata shkaku i gripit H5N8

Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimit ka raportuar për shpërthim e virusit të gripit të shpendëve H5N8 në një fermë në qytetin Rakovski të Bullgarisë Jugore.

Kjo agjenci ka bërë të ditur se do t’i mbyt rreth 6,000 pata në një fermë dhe do t’i zhdukin pasi rastet e para të virusit u zbuluan në Bullgari në 10 muajt e fundit.

Rreth fermës është vendosur një zonë mbrojtjeje rreth tre kilometra, ku autoritet kanë ndaluar qarkullimin e banorëve, por edhe po pengohet kalimi i shpezëve të buta e të egra si dhe shitjen e tyre, në mënyrë që të mos përhapet virusi./Motilokal.com