Një anije hapësinore e ngarkesave “Cyngus”, e cila është e kompanisë amerikane për hulumtime hapësinore “Northrop Grumman”, ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Në njoftimin e NASA-s thuhet se anija në të cilën gjenden pajisje për eksperimente, është pozicionuar në stacionin hapësinor.
Sipas NASA-s kjo anije do të duhej të qëndrojë tre muaj, e më pas të kthehet në Tokë me mostrat.
Pajisjet dhe furnizimet në hapësirë janë dërguar me anijen e ngarkesave "Cygnus", të cilat i ka zhvilluar kompania “Northrop Grumman” dhe "Dragon" për SpaceX./Motilokal.com

