Përtej pritshmërive! Mblidhen një miliard e 150 milionë euro për Shqipërinë, Rama mbetet pa fjalë në Bruksel

Përtej pritshmërive! Mblidhen një miliard e 150 milionë euro për Shqipërinë, Rama mbetet pa fjalë në Bruksel

Konferenca e Donatorëve në Bruksel ka mbledhur 1,15 miliardë euro për rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë. Kemi mbledhur 1.15 mln Euro”, tha Olivér Várhelyi, komisioneri i BE-së për zgjerim, duke bërë të ditur shumë e grumbulluar në këtë konferencë.

Ndërsa në fjalën e tij në Bruksel kreu i shtetit shqiptar Edi Rama ka cituar Biblën dhe Kuranin bashkë e teksa nuk i fshihte emocionet duke thënë se shifra shkon përtej imagjinatës së tij duke mbetur pa fjalë.

“Kjo është një wow, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim pasi nevoja ishte kaq e madhe. Në qoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrinim 50% mund të ndiheshim se kishim arritur një sukses”, është shprehur Rama.

Ai tha se kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët ku thuhet: “Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen”. Rama po ashtu ka cituar edhe Kuranin. “Njerëzimi është një komb i vetëm”. /Motilokal.com