Prezantohet studimi për Vlerësimin e Rrjetit të Zonave të Mbrojtura – Klosi: Do t’i mbrojmë në çdo centimetër

Prezantohet studimi për Vlerësimin e Rrjetit të Zonave të Mbrojtura – Klosi: Do t’i mbrojmë në çdo centimetër

Në 5 vjetorin e krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, është prezantuar studimi i ekspertëve për Vlerësimin e Rrjetit të Zonave të Mbrojtura.

Studimi erdhi pas mbi 40 konsultimeve me publikun në 12 qarqe, me komunitetin shkencor dhe shoqërinë civile. Hartimi i skedave të zonave të mbrojtura nuk ka për qëllim të heqë ose zvogëlojë sipërfaqen e zonave të mbrojtura të vendit. Hartimi i "pasaportave" për çdo zonë, kërkon të përcaktojë me saktësi kufijtë e zonave të mbrojtura, të identifikojë qartazi vlerat dhe karakteristikat e zonës, të cilat i japin përgjigje përse zona mbrohet.

No photo description available.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në fjalë e tij tha se është e vërtet që ka projekte, ka tendenca, ka disa prej tyre të jashtëzakonshme, por që duhen vendosur në dakordësi me parimin e këtyre zonave që ne do të miratojmë sot, ose do të hapim sot diskutimin për miratim. Ashtu siç ka dhe tendenca, të cilat unë kam qenë në të dyja krahët dhe kur kam qenë deputet i thjeshtë dhe kur jam ministër në mbrojtje të fortë të bukurive natyrore, të pasurive tona të trashëgimisë natyrore, të lumenjve tanë, të zonave të cilat duhet të jenë strikt të mbrojtura, por dhe zona që duhen parë në kuadër të hapësirave të reja se si këto bukuri të rralla natyrore nuk janë aty për të qenë vetëm të bukura, por janë aty të bukura për t’iu ofruar turistëve dhe për t’u vizituar nga më shumë turistë të huaj.

Image may contain: screen, text that says 'AKZM Prezantimi i Studimit te Vlerësimit te Sistemit Kombetar te Zonave te Mbrojtura Hotel Tirana International 17 Shkurt 2020'

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka për detyrë, vendosjen e një ekuilibri të drejtë por dhe të qëndrueshëm, nëpërmjet trajtimit të zonave të Mbrojtura, nga pikëpamja mjedisore por tashmë të kombinuar me dëshirën për të bërë turizëm dhe për të patur shumë më tepër zhvillim në këto hapësira”, tha ministri Klosi.

Sipas tij është bërë një punë e madhe për të ndërtuar këto harta që i keni këtu dhe i keni në tryezat tuaja.

“Harta që janë vlerësime të ekspertëve mjedisor, por që e kam kërkuar që ditën e parë dhe në shumë takime kur kam qenë vet prezent që këto harta duhet të jenë shumë të detajuara dhe çdo centimetër i zonave të mbrojtura duhet të ketë arsyen përse është zonë e mbrojtur, përse ne mendojmë që ajo duhet të ketë vlera për vazhdimësinë, kur janë vlerat që mund të promovohen në ato Zona të Mbrojtura, kush janë arsyet përse këto hapësira duhet të ofrohen shumë më tepër për të zhvilluar një turizëm real dhe një turizëm të qëndrueshëm në këto hapësira”, u shpreh Klosi./Motilokal.com