Është rreth 1400 herë më i madh se Dielli, shkencëtarët japin alarmin: Ylli gjigant mund të shpërthejë

Është rreth 1400 herë më i madh se Dielli, shkencëtarët japin alarmin: Ylli gjigant mund të shpërthejë

Super ylli i quajtur Betelgeuse, është duke u zbehur me një ritëm të paparë gjatë muajve të fundit, duke ngjallur shqetësime për shpërthimin e tij.

Megjithatë, ylli ka filluar të ndryshojë formën, duke sugjeruar që një Supernovë mund të ndodhë së shpejti. Në fakt, sipas shkencëtarëve është 21 shkurti.

Astronomi i Universitetit të Villanovas Edward Guinan, ka vëzhguar Betelgeuse për dekada dhe raportoi në fillim të këtij muaji se ylli duket të jetë "më pak shkëlqyes, i matur nga 25 vitet e fotometrisë sonë".

Betelgeuse, është një yll rreth 1400 herë më i madh se Dielli.

Edhe pse shpërthimet e yjeve janë një ngjarje masive, ylli fatmirësisht është akoma larg nga Toka që nuk pritet të shkaktojë dëm për planetin.

Megjithëse disa shkencëtarë këmbëngulin se shpërthimi do të jetë një Supernova, shumica besojnë se sjellja e çuditshme e super gjigantit është vetëm një pjesë e jetëgjatësisë së saj dhe se nuk do të shpërthejë për 100,000 vjet të tjera.

Por siç thekson astronomi Toni Phillips në Spaceweather.com, zbehja e papritur e Betelgeuse gjithashtu mund të ketë më pak shpjegime katastrofike si një diell gjigant ose re me pluhur yjor.

"E gjithë ky episod thjesht mund të jetë një pulsim më i thellë se mesatarja, dhe mbase ora e supernovës mund të pushohet", shkruan Phillips.

Ndërsa astronomi Andy Briggs tha se meqë pak dihet vërtet për supernovat, është e mundur që akoma mund të ndodhë një shpërthim.

Sido që të jetë, astronomët do të shikojnë nga afër për të parë nëse Betelgeuse më në fund fillon të ndriçohet në javët e ardhshme. Nëse jo, ora e supernovës ka të ngjarë të vazhdojë./Motilokal.com