Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë (ISHP), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se jemi në pikun e viruseve stinore.
"Në javën e 5 të vitit vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rritje, intensitet shumë të lartë dhe përhapje në të gjithë vendin në krahasim me javën paraardhëse", theksoi ISHP.
Sipas ISHP-së, janë në qarkullim 3 viruse gripi (A/H1, A/H3 dhe B).
ISHP këshillon që të shmangen ambientet e mbipopulluara, të bëhet pastrimi i duarve sa më shpesh dhe ajrosja e vendit ku qëndroni.
Çfarë duhet të dimë për gripin: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambiente të mbyllura./Motilokal.com
