Regjistrohet vdekja e parë nga koronavirusi në Evropë

Regjistrohet vdekja e parë nga koronavirusi në Evropë

Franca ka njoftuar këtë mëngjes vdekjen e parë të koronavirusit COVID-19 në Evropë.

Një turist 80-vjeçar kinez, nga provinca Hubei, vdiq të premten në mbrëmje në një spital në Paris, tha ministrja e shëndetësisë në Francë, Agnès Buzyn.

"U njoftova natën e djeshme për vdekjen e një turisti kinez të moshës 80 vjeç, i cili ishte shtruar në spital e Bichatit në Paris, që nga 25 janari", tha ajo.

Ministrja bëri të ditur se turisti kinez po vuante nga një infeksion pulmonar koronavirus.

"Turisti kinez nga provinca Hubei, mbërriti në Francë më 16 janar. Ai u shtrua në spital në Bichat me masa të rrepta izolimi më 25 janar”, tha ministrja Buzyn.

Sipas ministres Buzyn gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe ai kishte qenë në një situatë kritike për disa ditë në kujdesin intensiv.

Ajo tha se edhe vajza e tij ka virusin COVID19 dhe gjithashtu është shtruar në spitalin Bichat. Gjendja e saj shëndetësore nuk është shqetësuese dhe pritet të lirohet së shpejti.

Ky virus që po tmerron botë së pari ka lindur në Kinë dhe me një shpejtësi të madhe është përhapur edhe jashtë kontinentit të Azisë. Deri më tani 1500 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit./Motilokal.com