Ky vend nuk do të ndryshojë orën

Ky vend nuk do të ndryshojë orën

Të dielën, banorët e Grenlandës nuk do të kthejnë orët e tyre në kohën e dimrit dhe nuk do të ndryshojnë zonën kohore për herë të parë. Në nëntor të vitit 2022, qeveria e Grenlandës vendosi të shfuqizojë kohën verore dhe dimërore në ishull.

Ishulli është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthenin akrepat e orës, autoritetet grenlandeze vendosën të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2. Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, do të zhvendosin orët e tyre një orë pas dhe kështu do të kalojnë nga ora verore në atë dimërore.

Por në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Ittoqqortoormiit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që do të kthejë orët pas të dielën.

/Motilokal.com