Sa shumë ankohemi për jetën stresuese, mungesën e kohës për të kaluar me fëmijët, kërcënimin që teknologjia i kanos ata dhe mospasjes së alternativave kreative për edukimin e tyre e tye në familje. Duke i marrë këto në konsideratë, agjencia kreative “Trokit” iu përvesh një projekti sa interesant, por edhe sfidues. Cili do të ishte produkti që do t’I lidhte akoma më shumë prindërit me fëmijët, ku mësimi dhe argëtimi do të shkriheshin në një proces. Tregut tonë i mungonte një produkt ku prindi/edukatorja do të mund t’ia shpaloste botën që e rrethon përmes fletëve. Kështu lindi “FLETËZA”. Ato janë fletë që ua zbulojë botën me plot ngjyra dhe figura që shfaqin copëzat e realiteti të saj. Janë pikërisht këto “fletëza” që do t’i ndihmojnë ata që të zbulojnë se kush janë protagonistët e saj dhe si luajnë ata në këtë skenë të madhe.
FLETËZA përmban shkronjat e alfabetit të gjuhës sonë, numrat, frutat dhe perimet, shtazët, veprimet më të shpeshta dhe në fund profesionet. Ajo është krijuar nga artistë të dalluar figurativë, të këshilluar nga stafi i I klinikës “Empatia”, njëra prej studiove më të njohura në vend të edukimit të hershëm të fëmijëve.

FLETËZA është e dedikuar për fëmijët nga 1 e deri 6 e më shumë vjeç. Kartat janë dizajnuar në letra të qëndrueshme me ilustrime të bukura në të dyjat anët. Materiali i prezentuar në to është qartë i dallueshëm, i lehtë për t’u lexuar, tërheqës në aspektin pamor, krejt këto që t’i ndihmojnë vogëlushët që t’i kuptojnë, identifikojnë dhe memorizojnë konceptet në aspektin vizuel.

FLETËZA është dizajnuar që t’ua pasurojë fjalorin fëmijëve dhe t’u ofrojë atyre mjetet e nevojshme për ti emërtuar objektet dhe për t’I shprehur siç duhet ndjenjat. Ato do t’i inkurajojnë vogëlushët të bisedojnë hapur dhe të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre, shto këtu edhe argëtimin që do ta gjejnë gjatë shfletimit të tyre. Mësimi i fëmijëve për t’i identifikuar, kuptuar dhe trajtuar emocionet në një moshë të re, ua ngjiz atyre vetëbesimin, frytet e të cilit do t’i vjelin sa është jeta.

FLETËZA është material i përkryer në radhë të parë për prindërit, pastaj për mësuesit dhe profesionistët, pasi që ato ofrojnë mundësi të pafundme të përdorimit. Bashkëveprimi me këto karta i ndihmon vogëlushët në aspekte të zhvillimit të fëmijëve:
- Aspektin gjuhësor: gjuha receptive (njohja e objekteve) dhe ekspresive, fjalori më i pasur, aftësia për të ndërtuar fjali dhe për përshkruar situata.
- Aspekti kognitiv (njohjes) dhe sjellor: perceptimi, të kuptuarit, zhvillimi i memories punuese, vëmendjes/përqendrimit dhe aftësitë vetërregulluese.
Përveç aspekteve të lartëpërmendura, bashkëveprimi me karta rrit vetëbesimin, ndihmon për një komunikim më të mirë dhe ndikon pozitivisht në kreativitetin e fëmijëve. Përmes ilustrimeve fëmijët do t’i ekspozohen fjalëve të reja, do të mësojnë njohjen e objekteve si dhe do t’i emërtojnë ato në gjuhën e ëmbël shqipe.
Në kutinë e FLETËZËS janë gjashtë kategori, secila në kutizën e vet me përshkrimet si më poshtë:
1. “Alfabeti’’ përmban 36 karta;
2. “Numrat’’ - 20 karta;
3. “Frutat dhe Perimet’’ - 31 karta;
4. “Kafshët’’ - 37 karta;
5. “Veprimet’’ - 24 karta (48 veprime) dhe
6. “Profesionet’’ 32 karta.
Për më shumë vizitoni faqen Fletëza: https://www.facebook.com/fleteza
/Fletëza/Motilokal.com
