Parashikimi i motit për fundjavë në Gjermani

Parashikimi i motit për fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell, vranësira me reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 9 deri në 12 °C. E diela parashihet me pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 10 deri në 14 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 9 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 18 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 10 deri në 13 °C. E diela parashihet të jetë me reshje shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 11 deri në 14 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 9 °C. Dita e diel do të mbajë mot me pjesërisht me re e diell. Temperatura do të lëvizin prej 10 deri në 15 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 9 deri në 13 °C. E diela parashihet me diell dhe riga lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 12 deri në 15 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e reshje të lehta shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 9 deri në 15 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 17 °C.

/Motilokal.com