Peizazhi i mbrojtur i Gërmisë është një rezervat natyror, i bukur dhe i larmishëm i vendosur në periferi të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Me një sipërfaqe prej rreth 62 kilometra katrorë, Gërmia ofron një peizazh natyror unik dhe mahnitës që është i pasur me florë dhe faunë.
Masivi i Gërmsë ka rëndësi të jashtëzakonshme për Prishtinën sepse është i vetmi park i kësaj kategorie dhe si i tillë kryen shumë funksione për qytetarët e vendit. Ky masiv malor ruan vlera të mëdha të florës dhe faunës, ndërsa vet relievi paraqet resurs të pashtershëm për zhvillimin e turizmit malor, sporteve malore si dhe aktiviteteve të tjera që lidhen direkt me edukimin në natyrë.
Për shkak të bukurive të posaçme natyrore, vlerave burimore dhe estetike natyrore të cilat janë me rëndësi kulturore- arsimore, shkencore dhe turistike-rekreative kësaj zone i është kushtuar edhe një përkujdesje ligjore qysh herët.
Ky vend tërheq vëmendjen e njerëzve me bukurinë e jashtëzakonshme në stinën e vjeshtës, ku tanimë ka marrë ngjyrat e arta të stinës.

Foto: Labinot Krasniqi
Kur vjen fjala për estetikën dhe magjinë e stinës, vjeshta është një nga kohët më të veçanta të vitit. Ky sezoni shënjon një tranzicion të bukur nga ngrohja e verës në ftohtësinë e dimrit dhe me të sjell një spektakël të çmendur të ngjyrave të maleve piktoreske të Gërmisë.
Një nga veçoritë më të dukshme të vjeshtës është ndryshimi i gjetheve. Ky transformim i përkohshëm i peizazhit të natyrës sjell një shfaqje të mrekullueshme të kontrasteve që të mahnit dhe tërheq shumë vizitor Gërmia.

Si në çdo stinë edhe në vjeshtë në Gërmi mund të shijoni aromën e ajrit të freskët që ju bën të ndiheni si në një botë të re, të pasur me energji dhe mundësi për rikujtim dhe reflektim.
/Motilokal.com
