Moti në Shqipëri të premten do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore relativisht të thata dhe të ngrohta. Gjatë kësaj dite parashikohet mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Po ashtu pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës për shkak të masave ajrore të ngrohta.
Të shtunë parashihet mot me vranësira e reshje shiu, në formën e stuhive, të shoqëruara me bubullima, rrufe e erëra me shpejtësi deri në 60 km/h kryesisht në zonat bregdetare po edhe pjesë tjera të Shqipërisë
Dita e fundit e javës e diela do të jetë me vranësira, diell dhe riga lokale shiu.

/Motilokal.com
