Çdo vit, industria e akullores teston kufijtë e imagjinatës dhe kreativitetit për të futur në treg shije të reja që do të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve.
Megjithatë, akullorja më e shtrenjtë në botë ka përbërës të papritur dhe kushton gati 6700 dollarë për lugë.

Akullorja me tartuf të bardhë nga marka japoneze Cellato vendosi një rekord botëror Guinness me aromën 'Byakuya', e cila është më e shtrenjta në planet. Akullorja është bërë me tartuf të bardhë të rritur në Alba të Italisë, i cili kushton rreth 15,200 dollarë për kilogram.
Receta me përbërës japonezë dhe europianë, si Parmixhano Reggiano dhe Sake Lees, një pastë e bardhë me shije frutash, që rezulton nga mbetjet e fermentimit sake.
Akullorja spërkatet me tartuf të bardhë, parmixhan të grirë dhe thekon ari.

Çdo porosi vjen me një lugë metalike të punuar me dorë, e bërë nga Kazarikanagu Takeuchi, në stilin e përdorur në tempujt japonezë.
Një zëdhënës i Cellato tha se u deshën më shumë se 1.5 vjet për të përsosur shijen e akullores.
Tani, kompania planifikon të lansojë produkte me kombinime të tjera përbërësish luksoz.
/Motilokal.com
