Me një veshje interesante që po ta shihnin fëmijët do mendoni që me të vërtetë është "superheroi" i tyre Spider Mani.
Ky është Rudi Hartono 36 vjeç nga Indonezia, i cili është veshur si Spider Man që të bind banorët e komunitetit të tij të vogël të bregdetit perëndimor të ishullit Sulavvesi të Indonezisë t’i largojnë të gjitha mbeturinat.
Arsyeja e veshjes si Spider Man është për të rënë më shumë në sy që edhe të tjerë t’i bashkohen nismës së tij për largimin e mbeturinave.
“Në fillim kam bërë të njëjtën gjë, pra kam pastruar mbetjet por pa veshur këtë kostum që kam tani dhe nuk tërhoqa vëmendjen e njerëzve që të më bashkoheshin për të mbledhur plehrat në të mirë të komunitetit. Por, pasi vesha kostumin e njohur vura re që përgjigja e publikut ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh Hartono.
Hartoono tregon se blerja e kostumit në fillim ishte me qëllimin e vetëm për të kënaqur nipin e tij që si shumë fëmijë të tjerë adhuron personazhin e Spider-Manit.
Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë, gjeneron 3.2 milion ton mbeturina në vit, me gati gjysmën që përfundon në det, sipas një studim të vitit 2015 në revistën Science.
Hartoon zakonisht nis mbledhjen e mbeturinave si Spider Man përpara se të nisë punën e tij në një kafe në 7 të mëngjesit.
Përpjekjet e tij kanë vënë në qendër të vëmendjes për çështjen e mbeturinave në rang kombëtar.
"Ne kemi nevojë për një model për të nxitur angazhimin aktiv të shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit", tha Saiful Bahri, banor i Parepare të Sulawesit jugperëndimor.
Me një popullsi prej rreth 142,000, Parepare prodhon rreth 2.7 ton mbeturina të pakontrolluara në ditë, sipas të dhënave të lëshuara në 2018 nga ministria e mjedisit dhe pylltarisë.
Indonezia, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, vlerësohet të jetë prodhuesi i dytë më i madh në botë i ndotësve plastikë në oqeanet pas Kinës, shtoi studimi.
Hartono tha se ai shpresonte që qeveria të bënte më shumë pas përpjekjeve për të pastruar mbeturinat dhe të forcojë rregullat mbi menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe qese plastike me përdorim të vetëm.
“Minimizimi i plastikës është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë sepse plastika është e vështirë të dekompozohet”, tha ai./Motilokal.com
